Putin u ndalon ministrave hapjen e llogarive bankare jashtë vendit
MOSKE - Presidenti rus, Vladimir Putin nënshkroi sot një ligj, që u ndalon ministrave hapjen e llogarive bankare jashtë vendit, bënë të ditur burime zyrtare.
"Ky ligj ndalon ministrat të hapin dhe të kenë llogari në bankat jashtë territorit të Rusisë",- theksuan burimet zyrtare vendase.
"Kjo vlen gjithashtu edhe për bashkëshortët dhe fëmijët e tyre minorenë",- shtuan burimet zyrtare vendase. Ky ligj i shtohet masave të miratuara tashmë për të luftuar kundër korrupsionit dhe për të përforcuar transparencën në qeveri.
Ligji i nënshkruar sot ka nxitur Igor Çuvalovin, i cili është anëtari më i pasur i kabinetit, të rifuste pasuritë e tij në Rusi. Çuvalov ka kritikuar kohët e fundit këtë ligj duke deklaruar se rregullat po bëheshin më strikte.
(er.nu/BalkanWeb)