Murinjo ndjek spektaklin e Dortmundit ne Bundeslige

Për një ndeshje të tillë ia vlejtën 1 500 km rrugë.
Zhoze Murinjo ishte në tribunën kryesore të stadiumit të qytetit të vogël gjerman, Fyrt, aty ku luajti dhe fitoi Dortmundi, rivali i Realit të tij në gjysmëfinalen e Champions League-s.
Skuadra gjermane e kënaqi trajnerin portugez me një spektakël me 6 gola, njëri më i bukur se tjetri, edhe pse strategu i Dortmundit, Jyrgen Klop, pati një të papritur jo shumë të këndshme në ndeshje e sipër.
Nuk dihet se ku çau gishtin e dorës.
Pasi pjesa e parë përfundoi 5-0 për Dortmundin, Murinjo u respektua në pushim edhe nga presidenti i Borusias, Vacke, ndërsa ndoqi me durim ndeshjen edhe pas pushimit, por pa patur fat të shikonte gola të tjerë.
Ai u largua duke gjykuar se kaq ishte mjaft.
Pasuan dy gola, nga një për secilën skuadër, ndërsa Dortmundi është kthyer në formën e tij më të mirë, atë formë që e bëri dy herë kampione të Gjermanisë, nën drejtimin e një mjeshtri si Jyrgen Klop.