E Diel, 1 Nëntor 2026

Mediat e huaja: Futbolli në Kosovë, vazhdon me grushta

Media të ndryshme evropiane kanë patur material për të shkruar për mjerimin e futbollit kosovar. Rrahja masive që ndodhi pas ndeshjes Hysi-Prishtina, ka nxitur media të ndryshme për të komentuar këtë rast.

Gazeta serbe "Blic" ka qenë plot "hare" me titullin e saj ku komenton se një rrahje masive ka ndodhur në ndeshjen mes Podujevës dhe Prishtinës.

Lajmi "i zi" ka prekur edhe Anglinë ku portali "GreatGoal" komenton se futbolli kosovar vazhdon me grushta.
"Një derbi pak i njohur, por shumë i ashpër. Futbolli kosovar vazhdon me grushta" thuhet në lajmin e portalit anglez.

Marrja e futbollit kosovar ka prekur edhe Greqinë të cilët kanë patur rastin të lexojnë më shumë për këtë. "Cipri PFC" ka shkruar se derbi i futbollit kosovar u përshkua nga grushtat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›