"Anfield Road" i mbushur plot, Liverpooli në lot

Skuadra e madhe angleze, Liverpool përkujton tragjedinë e njohur të futbollit, tragjedinë "Hillsborough". Sot janë bërë 24 vjet nga tragjedia më e madhe në botën e futbollit ku mbetën të vdekur 96 tifozë të skuadrës së Liverpoolit.
Në qytetin e Liverpoolit sot nuk ka ndarje, te tifozët e Liverpoolit nuk ka ndarje pasi që aty janë parë qindra tifoz të rivalit lokal, Everton.
Lojtarët e Liverpoolit, legjendarë të skuadrës, tifozë e figura të larta shtetërore ishin tejet të emocionuar 24 vjet pas tragjedisë e cila në mënyrë turpëruese u trajtua nga shteti anglez. /Indeksonline/