Spitali Ushtarak pa shiringa
Dy dite me pare ne farmacine e Spitalit Ushtarak kishte vetem gentamicina antibiotiku me i thjeshte. Kete na pohuan burime te sigurta nga ky spital. Nderkohe pacientet duhet te blejne vete nga fashot shiringat dhe cdo medikament tjeter gjate trajtimit te semundjes. Vete i kam blere te gjitha asgje nuk ka ketu tha nje pacient i shtruar ne sherbimin e ortopedise. Kriza e medikamenteve ne fakt ka qene prezente gjate 3 muajve te fundit. Sipas mjekeve me furnizime te vogla jane mbuluar nje pjese e mungesave ndersa gama tjeter e medikamenteve eshte blere nga vete pacientet. Spitali Ushtarak eshte i vetmi ne vend qe trajton rastet e traumave. Nderkaq keto dite ne sherbimet e tij do te kryhen vetem operacione per raste urgjencash. Operacionet e planifikuara jane nderprere per te pasur shtreter te lire ne dispozicion te banoreve te zonave te permbytura.