Muriqi flet për Lacion: I pafat, ky është futbolli

Vedat Muriqi, në debutimin e tij në La Liga, shënoi menjëherë në paraqitjen e tij të parë. Vjen nga një periudhë e vështirë, një vit e gjysmë te Lacio. Pesha e gati njëzet milionëve të shpenzuara nga Lotito, dëmtimet, mungesa e besimit… gjithçka për të përjetuar një periudhë të errët në karrierën e tij. Tani në Spanjë ai ka shkuar për të rilindur, për t’u rikthyer në nivele të shkëlqyera siç ishte kur mbante veshur fanellën e Fenerbahçes.
Sulmuesi rrëfehet: “Në kampionatin italian sigurisht që ka më shumë cilësi sesa në atë turk. Në fillim u dëmtova, më pas mora Covidin dhe vuajta sepse Lazio ishte tashmë në një nivel të shkëlqyer përgatitjeje. Nuk ishte e lehtë të kapja hapin me shokët e skuadrës. Shpesh nuk kam qenë me fat, por është gjithashtu e vërtetë që kur më kanë dhënë mundësi nuk kam shkuar mirë”.
“Kam pasur shumë propozime, por menjëherë kuptova se të gjithë te Mallorca punojnë për ekipin. Drejtori sportiv dhe trajneri më thirrën drejtpërdrejt, duke më bërë të kuptoja qëllimin e tyre. Në Itali duelet fizike janë më të forta, këtu kur kërcen, ka një lojtar që bërtet, arbitri sinjalizon menjëherë një faull. Kjo nuk është mirë”. Forca fizike është plusi i vërtetë i Muriqit. Në Spanjë ai dëshiron të tregojë veten, të arrijë gjithçka që dëshiron.