E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Bilbao e Valencia, paqe në aktin e parë

Ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Mbretit mes Athletic Bilbaos dhe Valencias përfundoi në barazim 1-1, një sfidë që erdhi për shikuesit në kanalin RTSH Sport. Në pjesën e parë një fazë e gjatë studimore deri në intuitën e Raul Garcias në minutën e 37-të që dërgoi vendasit në avantazh.

Një gol që sjell nervozizëm në pankinën e miqve, shoqëruar me përjashtimin e Maximiliano Gomez-it dhe për pasojë do të mungojë në ndeshjen e kthimit. Por Valencia është aty dhe në pjesën e dytë, në 61′, me Hugo Duron rivendosin ekuilibrin.

Nuk e ndryshon rezultatin deri në bilbilin e fundit. Dy gola, por pak emocione mes Marcelinos dhe Bordalas, gjithçka do të vendoset më 2 mars në Mestalla.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›