Murphy prezanton Oskarët

Nga Express më 07 shtator 2011 në ora 12:31
Aktori Eddie Murphy tashmë edhe zyrtarisht do të jetë prezantuesi i ceremonisë së 84-të të ndarjes së çmimeve Oskar që do të mbahen në shkurt të 2012-ës.
Aktori dhe humoristi – i cili ishte i nominuar për Oskar në vitin 2006 për karakterin e tij në filmin “Dreamgirls dhe po ashtu edhe në vitin 2009 –është lavdëruar shumë nga producentët e “Oskarit” duke u quajtur një “humorist gjenial” dhe si njëri prej aktorëve që ka “më së shumti ndikim” tek publiku amerikan.
“Eddie është një humorist gjenial, njëri prej prezantuesve dhe aktorëve me më ndikim në SHBA”, ka thënë bashkëproducenti i Oskarit, Brett Tarner në një deklaratë për shtyp.