Murrizi, pro shkarkimit të Metës

Kryetari i grupit parlamentar demokrat, Myslim Murrizi ka deklaruar votën pro shkarkimit të Presidenti Ilir Meta. Në fjalën e tij në Kuvend Murrizi tha se “unë uroj që më shumë sesa votimi, si akt legjitim i një Kuvendi dalë nga zgjedhjet e 2017, uroj dhe shpresoj që drejtësia e re të bëjnë atë që Amerika po e inicion me urdhra ekzekutive me deklarata që të ketë akoma të tjerë, se çfarë firmosin ata të perandorisë së madhe, këta këtu duhet ti thërrasin një nga një”.
“Uroj dhe shpresoj që kjo që quhet se po përmbyset bota se po ikën Meta nga puna, të duke para syve të shqiptarëve një limonatë me atë çfarë do pasohet më pas, dhe çfarë shqiptarë kanë besuar dhe shpresuar dhe presin me padurim nga kjo drejtësi e re. Pese individ dhe tufa të vogla respektove pas secilit individ janë aq mëkatarë para shqiptarëve sa këtu do ti vjellin një për një çfarë kanë marrë”, tha ai.
Murrizi theksoi se “shpreh votën time pro shkarkimit të Metës edhe si komision edhe këtu në Kuvend, po shkarkimit të të zgjedhurit tuaj dhe kundërshtarit tim 30 vite Metës, sikurse po te kem kohë deri me datë 9, në ardhshin dhe këta katër të tjerët në dorë do ti shkarkoja me gjithë qejf që ti kishte allafrënga kreu i SPAK Arben Kraja dhe trupa e BKH-së për ti thirr në pyetje”.
Ai tha se “e ftoj prokurorin të Përgjithshëm të mos bëj politikë me deklarata. Nëse ka nevojë firmën e një deputeti për të fut në Kod Penal, vepër penale pasurinë e paligjshme ta sjelli ta bëjë unë. Deklarata politike ti bëjnë politikanët. Bjere shpejt që të jetë sinkron me urdhrin e Presidentit të SHBA-së”.