E Diel, 1 Nëntor 2026

Murtaja, shtohen kontrollet në Lezhë, në sitë të gjitha fermat në zonën e Zadrimës, ndalohet lëvizja e kafshëve

Shfaqja e murtajës tek kafshët në disa zona të Shqipërisë ka vënë në lëvizje institucionet përgjegjëse në Qarkun e Lezhës.

Autoriteti i Veterinarisë, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, kanë ngritur pika kontrolli në akset kryesore rrugore, si masa parandaluese për mospërhapjen e sëmundjes.

Në të njëjtën kohë, po kalohen në sitë të gjitha fermat në zonën e Zadrimës, ndërsa u kërkohet fermerëve që të mos lëvizin me bagëti dhe te shmangin pazarin e Milotit.

“Sot po bëjmë monitorimin dhe kontrollin për akse nëpër ferma dhe sidomos në zonat me risk siç është zona veriore e njësisë administrative të Lezhës”, u shpreh Ded Rama, Përgjegjës i Autoritetit të Veterinarisë, Lezhë.

Në Qarkun e Lezhës janë kryer analizat e bagëtive për disa raste të dyshuara, por fatmirësisht nuk kanë rezultuar të prekur nga sëmundja e murtajës. Ndërkohë, vigjilenca vijon të jetë maksimale për parandalimin e përhapjes së sëmundjes.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›