E Diel, 1 Nëntor 2026

Muse –X, dita e dytë e festivalit ndërkombëtar të muzikës sjell artistë shqiptarë e të huaj në skenë

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës Muse-X ka sjellë në Tiranë artistë, profesionistë dhe partnerë nga vende të ndryshme, duke krijuar një hapësirë ku idetë, eksperiencat dhe bashkëpunimet marrin formë konkrete.

Përmes këtij eventi, Shqipëria afirmohet gjithnjë e më shumë si një aktor serioz në skenën globale të ekosistemeve kreative dhe si një destinacion i besueshëm për zhvillimin e projekteve kulturore e artistike, me ndikim ekonomik dhe social.

Pas aktiviteteve dhe performancave të ditës së parë, edhe dita e dytë pritet të jetë e pasur me artistët pjesëmarrës nga Shqipëria, por dhe të huajt të cilët do të performojnë në skenë.

Kjo platformë ndërkombëtare në formën e ekspo-fest përcjell inovacion, muzikë dhe konferenca dedikuar industrive kulturore dhe krijuese.

Te Muse-X bashkohen muzika, filmi, artet pamore, dizajni, teknologjia dhe shumë fusha të tjera, me në qendër rininë.

Gazetare: Xhilda Kondi

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›