Teatri “Mirush Kabashi ”një hapsirë e re për artin, një skenë e re kulturore në zemër të Tiranës

Një skenë e re kulturore në zemër të Tiranës Tashme mban e emrin e ikonës se artit Mirush Kabashi. Ky teatër ne parkun e madh te liqenit artificial synon të pasurojë jetën kulturore në kryeqytet dhe të krijojë një pikë të re takimi për artdashësit.
Inaugurohet teatri “Mirush Kabashi” në Parkun e Madh të Liqenit Artificial, një hapësirë e re artistike që mban emrin e ikonës së skenës shqiptare Mirush Kabashi, i vlerësuar me titullin “Nder i Kombit”duke shënuar një moment të rëndësishëm për komunitetin dhe për zhvillimin e hapësirave kulturore në Tiranë.
“E vërteta është se Mirushi nuk ishte vetëm i yni. Na u desh ta ndanim atë me të gjithë ju, publikun, njerëzit e thjeshtë që e donit me pastërti, miqt, kolegët që i vlerësonte profesionalisht dhe shpirtërisht, por mbi të gjitha me skenën. E megjithatë në secilën nga këto kategori ai u dedikua 100%. I vërtetë më shumë se e vërteta. Idealist më i fortë se çdo ideal, dinjitoz më i denjë se vetë dinjiteti. Ky ishte Mirushi“, u shpreh Mendi Kabashi, vajza e aktorit të njohur.
Iniciativa e Agjencisë se Parqeve dhe Rekreacionit sjell një dimension të ri për aktivitetet artistike në ambient të hapur. Ky teatër synon të pasurojë jetën kulturore në kryeqytet dhe të krijojë një pikë të re takimi për artdashësit.
Gazetare: Xhilda Kondi
/rtsh.al/