Skuadra fituese e Edith Durham pritet nga nxënësit e shkollës, fituesit rrëfejnë emocionet e finales

Një ditë pas konkursit të gjuhës shqipe, skuadra e shkollës “Edith Durham” u kthye triumfuese në institucionin e tyre arsimor.
Pas një pune sistematike, ku nuk mungoi disiplina dhe përkushtimi, përfaqësuesit e “Edith Durham” rrëfejnë emocionet e finales së madhe dhe rrugëtimin e tyre disamujor për ta arritur qëllimin – fitore në Konkursin Kombëtar të Gjuhës Shqipe.
Mesuesja Nevila Voshtina, mbështetësja e nxënësve në këtë rrugëtim të bukur, por edhe të vështirë, përshkruan punën dhe përkushtimin e gjithë skuadrës në përgatitjen e të gjitha rubrikave të konkursit.
Por fitorja është rezultat i një përgatitjeje të vazhdueshme që është bërë gjatë gjithë vitit nën mbikëqyrjen e mësueses Mediha Ramaj.
Pas shpalljes së fituesve të këtij edicioni, mësuesit që mbështesin dhe drejtojnë skuadrat në shkollat e vendit shumë shpejt do të fillojnë të mendojnë për organizimin e vitit të ardhshëm: për përzgjedhjen e nxënësve dhe paraqitjen dinjitoze në konkursin e ardhshëm të gjuhës shqipe.
/rtsh.al/