E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mushkonja e malaries në Vlorë, konfirmohet prezenca e insektit

Zbulohet në Vlorë prezenca e mushkojës që përhap sëmundjen e malaries. Lajmi konfirmohet nga autoritetet mjekësore në qarkun e Vlorës.

Por, megjithë prezencën e mushkojës, shefi i epidemiologjisë në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Vlorë, thotë se nuk ka asnjë rast të infektuar nga sëmundja. Ai sqaron se rastet e infektuara nga sëmundja janë të importuara.

Alarmi për rikthimin e malaries në Shqipëri u dha javë më pare, pasi u zbuluan disa raste në zona të ndryshme të vendit. Por, autoritetet qetësuan opinionin se të gjithë të infektuarit e kishin marrë sëmundjen në shtete të tjera.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›