E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Mushkonjat bezdisin turistët, dezinsektimi i munguar prej 3 vitesh në Durrës

Mushkonjat dhe insektet e tjera po shqetësojnë pushuesit. Muaji korrik përkon me mbipopullimin e plazheve nga turistët, por pavarësisht kësaj në terren ende nuk është vepruar si çdo vit. Dezinsektimi i të gjithë zonave të plazhit dhe qendrave të banuara ende nuk është bërë.

Kjo gjendje shqetëson një pjesë të pushuesve. Disa prej tyre thonë që pickimet nga mushkonjat dhe inseket e tjera mbeten shqetësim për ta.

Edhe në qendrën shëndetësore në plazh rastet e pickimit nga insektet nuk kanë munguar.

Arjana Zerja, mjeke në qendrën verore shëndetësore të Plazhit shprehet se për këtë problem duhet të kryhet fillimisht dezinsketimi dhe më pas pushuesit të kujdesen për tu lyer me solucione të ndryshme.

Krahas zonës bregdetare, edhe në zonat e banuara gjendja paraqitet e rëndë.

Instituti i Shëndetit Publik nuk ka mundur të kryejë dezinsektimin nga ajri prej tre vitesh me radhë, çka ka sjellë përkeqësimin e situatës.

Nga ana tjetër, ndërmarrja komunale e bashkisë ka kryer dezinsektimin e sipërfaqes së rërës në plazhin e madh, por lufta kundër mushkonjave mund të jetë efektive nëse kryhet çdo vit me spërkatje nga ajri në muajin mars.

Gazetar: Norel Zaimi

/rtsh/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›