Musine Kokalari, përkujtohet në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta
TIRANË- Në Ministrinë e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve u përkujtua përmes një ceremonie të veçantë 30- vjetori i ndarjes nga jeta të intelektuales së njohur Musine Kokalari.
Ministri i TKRS-së, Z. Visar Zhiti gjatë përshëndetjes së tij foli për rolin e gjithanshëm të Musine Kokalarit të fushën e letërsisë, politikës, etj.
Ndër të tjera Z. Zhiti tha se, "kultura jonë i ka dramat të mëdha dhe na takon neve ti vlerësojmë ato. Musine Kokalari është shkrimtarja e parë grua shqiptare dhe kjo nuk është pak, ajo është disidentja e parë që sfidoi dhe u burgos nga diktatura, dhe kjo është shumë tha Ministri. Vlera e Musinesë është morale sepse i qëndroi dhunës, është vlerë politike se sfidoi kohën, është vlerë antropologjike e historike".
Ne, shtoi ministry, "jemi të aftë për të mos i çmuar të tjerët dhe kjo që po bëjmë për figurën e Musine Kokalarit është fillimi i një pune të mirë".
Për figurën e Musinë Kokalarit folën edhe studiuesit e njohur Agim Musta dhe Novruz Shehu të cilët e vlerësuan figurën e saj unikale për aktivitetin e saj politik si dhe të afërm e familjarë të cilët ndanë momente të panjohura të jetës së Musine Kokalarit.
Mbi jetën e Musine Kokalarit
Musine Kokalari lindi më 10 shkurt të vitit 1917, në Adale, të Turqisë. Në vitin 1921, familja e saj kthehet në Shqipëri dhe vendoset në Gjirokastër, ku Musineja kreu shkollën fillore. Ajo është cilësuar pioniere e lëvizjes së feminizmit në Shqipëri dhe për këtë i referohen aktivitetit të saj si shkrimtare dhe veprimtare politike.
Themeloi Partinë Socialdemokrate në vitin 1943 dhe shkruante në gazetën "Zëri i Lirisë", organ i partisë. Ishte pjesëtare e grupimit opozitar antikomunist "Bashkimi Demokratik Shqiptar" (1946), një aleancë e Partisë Socialdemokrate, kryesuar nga Musine Kokalari, me Frontin e Rezistencës dhe me Grupin Monarkist. Gjyqi komunist e dënoi me 20 vjet heqje lirie, me humbjen e të gjitha të drejtave civile dhe konfiskim të pasurisë. Pasi kreu 16 vjet nga dënimi i saj, Musinenë e internuan në Rrëshen, ku për 22 vjet punoi në bujqësi dhe ndërtim, si punëtore llaçi. Ndahet nga jeta në vitin 1983.
Është autore e veprave "Siç më thotë nëna plakë" botim i vitit 1939 me rrëfenja, gojëdhëna, shënime dhe recenca mbi etnografinë e traditën popullore. Më 1944 botohet "Rreth vatrës" dhe "Sa u tund jeta" 1945. Më 2000 botohet një përmbledhje e shkrimeve, artikujve, eseve dhe kujtimeve me titull "Si lindi Partia Demokratike". Në 2004 u botuan 60 ese të sajat nën titullin "T'isha një lule".
Musine Kokalarit i janë akorduar nga Presidenti i Republikës medalja "Martir i Demokracisë" (Pas vdekjes) dhe Titulli "Nderi i Kombit".
(m.a/ata/BalkanWeb)