Berat, rrëzohet helikopterinë ulje, plagoset piloti italian
BERAT- Një helikopter italian është rrëzuar në një zonë malore të fshatit Terpan të Beratit rreth orës 14:30 minuta të ditës së sotme.
Nga të dhënat e para të policisë mësohet se është plagosur piloti, Luca Calderini, i cili është me shtetësi italiane, 46 vjeç, nga qyteti i Torinos dhe është shkatërruar edhe helikopteri i firmës italiane "Geotec SPA Albania", e cila merret me kërkimet e naftës në Berat.
Pas aksidentit, piloti është dërguar në spitalin e Beratit me frakturë në gjymtyrë, krahë e këmbë, por është jashtë rrezikut për jetën.
Sipas dinamikës së aksidentit helikopteri ka qenë duke u ulur në tokë, kur është rrëzuar nga një lartësi jo shumë e madhe.
Pas policisë, edhe firma italiane “Geotec SPA” ka pranuar për televizionin 'A1 Report" incidentin në fshatin Tërpan, duke shtuar se "do japim përgjigje zyrtare pas hetimeve".
Sipas firmës, dyshohet se shkak i aksidentit ka qenë një defekt në helikopter teksa ai po ulej.
Redaksia online
(sg/mag/shqiptarja.com)