Si të dallojmë gënjeshtarin. Lind apo i tillë bëhesh?
TIRANE-Sa e sa herë kemi pasur ndjesinë se po na gënjejnë, po na mashtrojnë, por si mund ta provojmë 100% se në këto momente po na thuhet një gënjeshtër. Janë thurur ndërkaq disa mite sipas të cilave demaskohen gënjeshtarët.
Profesori i Psikologjisë, Richard Wiseman, thotë se nëse bashkëbiseduesi shkëput vështrimin dhe tregon shenja nervozizmi, duart i djersisin nuk është e thënë se ai po gënjen. Përkundrazi, shenjat ku duhet të përqëndrohemi janë komplet të tjera.
Por cilat? Për shembull, pauzat e gjata kur ke drejtuar një pyetje dhe ti pret një përgjigje.
Ose përshembull, kur përgjigjet thatë, mungojnë fjali të gjata, por të jep buzëqeshje të stërgjata.
Është një tjetër e dhënë që ti duhet ta besosh se po të gënjën. Kjo është kur bashkëbiseduesi rrëshqet në të folur. Bëhet fjalë për ‘lapsusat frojdianë’. Frojdi besonte se gënjeshtari ndodh të mendojë një gjë dhe thotë një tjetër, duke shpalosur kështu synimet e tij të vërteta.
Por, nëse doni të mbështeteni në teori dhe më shkencore për gënjeshtarin, ka dhe të dhëna surpriza. Psikologu propozon detektorin e famshëm të gënjeshtrave, makinën e së vërtetës, mjet që e keni parë në shumë filma. Gabojnë shpesh, sepse ato më shumë evidentojnë nëse ky person është i stresuar gjatë marrjes në pyetje.
Por stresi, jo gjithmonë duhet marrë si një shenjë e gënjeshtrës.
Gënjeshtar lind apo bëhesh
Gënjeshtari lind apo bëhet? Përgjigja është më e thjeshtë nga sa mund ta imagjinojmë. Gënjeshtari profesionist bëhet vetëm me kalimin e kohës, por disa të tillë dhe lindin, por jo të një shkalle sipërore. Këtë e thotë shkenca që është as më shumë as më pak një studim që konfirmon se gënjeshtra është pjesë e jetës, e kushteve ku ndodhet njeriu për momentin. Pa gënjeshtrën nuk bëjmë dot. E pra, përshembull, kur merr një dhuratë që nuk të pëlqen dhe ti i buzëqesh dhe hiqesh sikur e pëlqen. Gjithcka varet nga rrethanat ku ndodhet njeriu. Sipas një studimi në Oregon, të thuash gënjeshtra kontribuon në arritjet e tua në jetë. Kështu, gënjeshtra u konsideroka një sjellje sociale e nevojshme, kjo me qëllim që të kesh marrëdhënie të mira me të gjithë, që të zësh rrethin shoqëror më të mirë në jetë, punë e shoqëri.
Si përfundim të shtiresh, sipas këtij studimi, qenka gjëja më natyrale, një mekanizëm biologjik që lind me kalimin e kohës sepse lidhet me luftën për mbijetesë të njeriut.
“Njeriu gënjen për të pasur sukses, për të pasur arritje në punë, për t’i shpëtuar vështirësive në jetën e përditshme, për të evituar kritika dhe kontrolle. Por edhe për të mos kënaqur të tjerët me mosarritjet e tua. Kështu që gënjeshtra, ajo gënjeshtra e bardhë sic e quajmë bën mirë”, thotë një studim në "Journal of nonverbal behavior".
(d.b/BalkanWeb)