E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Musk rikthen Donald Trump në Twitter

Pronari i ri i Twitter-it, Elon Musk, bëri të ditur se ka rikthyer llogarinë e Donald Trump në këtë platformë, pas një sondazhi që, sipas tij, shumë përdorues e mbështetën rikthimin.

“Njerëzit kanë folur”,- shkroi Musk në Twitter, duke thënë se 51.8% e më shumë se 15 milionë përdoruesve të Twitter votuan për heqjen e ndalimit.

Por ish-presidenti amerikan mund të mos rikthehet në këtë platformë, pasi ka thënë se: “Nuk shoh ndonjë arsye për këtë”. Llogaria e Trump u pezullua në vitin 2021 për shkak të rrezikut për nxitje dhune.

Drejtuesit e mëparshëm të Twitter-it e bllokuan llogarinë e Trump, vetëm disa ditë pasi mbështetësit e ish- presidentit sulmuan Kapitolin. Menjëherë pas trazirave, llogaritë e Donald Trump në Facebook, Instagram dhe YouTube, të cilat kishin dhjetëra milionë ndjekës, u pezulluan.

Disa muaj më vonë, Trump lançoi platformën e tij të mediave sociale, Truth Social. Në fillim të kësaj jave, Trump njoftoi se do të kandidojë sërish për zgjedhjet presidenciale në SHBA, në vitin 2024.

Musk, njeriu më i pasur në botë, mori kontrollin e Twitter në muajin tetor, pas një marrëveshje prej 44 miliardë dollarësh. BBC

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›