E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vrasësi me çrregullime mendore

Një tragjedi e tmerrshme, një horror e lebeti e nxitur nga një tragjedi familjare është deri tani varianti zyrtar për masakrën e paprecendtë në Conneticut. Adam Lanza, një njëzet vjeçar pa dosje penale, u fut i armatosur me dy armë në "Sandy Hook", në Shkollën fillore të Newtown, as shumë se 100 kilometra nga Nju Jorku.

Masakra ishte e planifikuar me kujdes e mendohet se i riu ka qenë disa herë në shkollë në ditët e kaluara për të fshehur aty armë të tjera që u përdoren gjatë masakrës ku mbetën të vrarë 20 fëmijë, 6 të rritur dhe agresori. Fillimisht u raportuan dy të vdekur, por brenda gjysmë ore konturet e të shtënave në një tjetër shkollë amerikane u bënë minutë pas minute më të tmerrshme se kurrë, në mënyrë shqetësuese më të frikshme se të gjitha masakrat e tmerrshme të së kaluarës.

Adam Lanza, vrasësi i gjetur i vdekur në ambientet e shkollës ishte 20- vjeç dhe vuante nga çrregullime mendore, tipare të autizmit. Ai jetoi në Newtoën me Nancy-n, nënën e tij mësuese part- time në shkollën e New Town e përshkruhej nga miqtë dhe mësuesit si "një gjeni i vërtetë"

Lanza realizoi planin e tij të çmendur me përpikmëri: ai vrau nënën duke e qëlluar më armë në fytyrë në shtëpinë ku ata jetonin dhe pastaj është drejtuar me makinë drejt shkollës.
Vëllai i Adamit, Ryan, 24- vjeç u ndalua nga policia, por nuk kishte asnjë rol në masakër ndonëse vrasësi i kishte vjedhur një dokument identiteti.

Lanza kishte veshur jelek antiplumb dhe maskrën më të tmerrshme e kishte kryer në ambjentet e kopshtit parashkollor. Një klasë e tërë e shuar pas të shtënave të para në orën 9:30. Vetëm gjashtë fëmijë, të terrorizuar u shpëtuan mrekullisht të fshehur në një dollap.

Adam Lanza hapi zjarr me dy pistoleta, një Glok dhe një SigSour . Pas të shtenave të para, stacionet televizive kombëtare ndërprenë programet dhe u lidhën direkt nga vendngjarja. Zona u rrethua nga patrullimet me helikopter, u filtruan imazhet e nënave e prindërve të tmerruar e shokuar dhe vogëlushët që tërhiqeshin jashtë ndërsa brenda masakra vazhdoi dhe për pak minuta.

Forcat e rendit janë ende duke vazhduar hetimet e në shkollë, në makinë, por dhe në shtëpinë e viktimës janë gjetur të tjera armë, të gjitha të blera ligjërisht dhe të regjistruara në emrin e Nancy Lanzas, burim obsesioni për Adamin siç raportojnë mediat.

Në këto orë në pjesën më të madhe të vendit është rritur kërkesa për ndalimin e armëve. Dhjetëra njerëz protestuan dhe jashtë Shtëpisë së Bardhë. /Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›