Rada kundërshton ndarjen

Deputetja serbe në Kuvendin e Kosovës, Rada Trajkovic ka thënë se ndarja e Kosovës do të ishte zgjidhja më e keqe.
“Nuk kam asgjë kundër njerëzve që flasin për ndarjen e Kosovës, sepse kjo është e drejtë legjitime e tyre, por më brengos se si popull shohim vetëm zgjidhje të çastit, por jo edhe afatgjata. Kurrë nuk kemi biseduar për atë se çfarë fqinji i Serbisë do të ishte Shqipëria e Madhe dhe a do të ishte atëherë fuqi baroti jo vetëm për të ardhmen e Serbisë, por edhe për tërë rajonin, për shkak të ridefinimit të pashmangshëm të kufijve në Ballkan, qoftë edhe për shkak krijimit të bazave për grupime të ndryshme islamiste me krijimin edhe të një shteti mysliman. Për këtë shkak jam kundërshtar i ndarjes ", ka thënë Rada Trajkovic në një intervistë për gazetën “Danas”.
Trajkovic ka komentuar edhe rreth bisedimeve Kosovë–Serbi duke thënë dialogu do të ndihmojë që serbët të inkuadrohen në institucionet e Kosovës.
"Mendoj se bisedimet e ardhshme në njëfarë mënyre duhet të lehtësojnë pjesëmarrjen e serbëve në institucionet e Kosovës, sepse brenda atyre vjen deri te komunikimi ndërmjet serbëve dhe shqiptarëve... Jam shumë e bindur se politika që udhëhiqet në Veri të Kosovës nënkupton izolim të plotë nga institucionet e Prishtinës dhe integrimin e plotë në sistemin e Serbisë”, ka thënë Trajkovic.