Mustafa: Kosova, një anëtare e BE-së
LDK-ja do të punojë që ti bindë qytetarët e vetë dhe bashkësinë ndërkombëtare se Kosova e meriton të bëhet anëtare e BE-së dhe e institucioneve të tjera ndërkombëtare.
Ka qënë kjo deklarata e dhënë nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, gjatë një takimi të mbajtur në Ferizaj.
Gjatë fjalës së tij, Mustafa theksoi se kjo gjë do të arrihet duke zhvilluar Kosovën dhe duke i avancuar vlerat e demokracisë evropiane, sikundër LDK-ja do të punojë për një shtet të dijes.