E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Nano: Listat janë mbushur me k..rva. Rama po tenton një parti miqsh për të mos ikur më nga PS

muciMustafa Nano ka ka pasur një reagim shumë të ashpër për listat e kandidatëve për deputetë nga të dyja krahët politike. Sipas tij, listat janë mbushur me njerëz që nuk kanë asnjë meritë politike. Në mënyrë simbolike, Nano shprehet se listat janë mbushur me kurva politike. Duke folur për gazetën Dita, Nano shprehet mjaft kritik me Ramën, duke thënë se po tenton të krijojë një parti miqsh. Kjo gjë, sipas Nanos, bëhet me qëllimin që Rama të qendrojë për një kohë të gjatë në krye të PS-së, madje edhe nëse humbet në zgjedhje.

Është një shthurje totale. Kanë tejkaluar çdo përfytyrim që mund të kishim ne për pacipësinë e tyre. Fjala vjen, nëse deri më sot ka pasur 5% meritokraci brenda partive, me këto lista po shkojmë te 1% meritokraci. Të liqtë e të paaftët kanë zaptuar pothuaj 100% të hapësirës politike e publike. Në të djathtë kanë hequr Mark Markun e Selami Xhepën, të vetmit që kishin pak respekt për veten, dhe në vend të tyre kanë vënë tre socialistët që i shërbyen Berishës në një moment delikat të tijin (!!!). Gjë e paprecedent, e paskrupullt, e ububushme. Ka mbetur akoma ndonjë emër i fismë atje, si Visar Zhiti, Halim Kosova, Dashamir Shehi, dhe e di? Inatin nuk e kam më me të liqtë tani. As me Berishën. E kam me këta që janë të fisëm. Nuk do duhej tia bënin këtë shërbim Berishës.

Në të majtë, me listat është demonstruar që Edi Rama ka një projekt për ta bërë partinë totalisht të tijën. Me sa duket, ka në plan të rrijë aty, edhe nëse do të humbasë. Ngjarja Kokëdhima nuk e ka të keqen që ka kandiduar Koço Kokëdhima, a thua se Kokëdhima bart ndonjë virus të çuditshëm. Kokëdhima është një si të tjerët nëpër lista. Prandaj e keqja është gjetkë; është që Rama po ndërton një parti miqsh, që nuk ka ndërmend ta lëshojë më, shprehet Mustafa Nano./b.l

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›