E Diel, 1 Nëntor 2026

DESHMIA/ Egin Ceka jep dorëheqjen pasi bën thirrje të mos votohet Rama dhe sulmon shoqërinë shqiptare që snjeh vlerat

Egin CekaDjali i Neritan Cekës jep dorëheqje në mbledhjen e komisionit dhe shpreh keqardhje që nuk e denoncoi Ramën në polici. Ceka pranoi se ishte privatisht dhe pa ftesë në aktivitet. Ai tha se është besimtar mysliman si shumica e shqiptarëve, ndërsa shtoi se e ka raportuar incidentin vetëm të nesërmen pranë Ministrisë së Jashtme. Ceka tha se Rama e ka sulmuar duke i thënë si i ati dhe i biri. Më pas ai dha leksione morali për median dhe shoqërinë shqiptare

Egin Ceka, djali i Neritan Cekës, doli për të dëshmuar përpara komisionit hetimor të ngritur për çështjen e incidentit të Vjenës mes tij dhe kryetarit të opozitës, Edi Rama.

Ai sqaroi ngjarjen e 24 prillit në Akademinë Diplomatike të Vjenës, duke ripërsëritur ato gjëra që janë thënë.

Gjatë takimit Rama përsëriti dy herë tezën se shërbimi diplomatik është i politizuar. Duke mos pasur autorizim nga ministria e Jashtme, vendosa të takohem me Ramën pas takimit. Vendimin e mora duke menduar se një bisedë e hapur duhet të jetë e mundur në çdo vend e në çdo kohë, tha Ceka.

Iu prezantova zotit Rama me emër e mbiemër dhe si diplomat. I shpreha mendimin se shprehja se shërbimi diplomatik është i politizuar, nuk është e vërtetë. Rama nuk mu përgjigj, por më kërkoi të largohem me një ton arrogant, duke më thënë se kush më kishte dërguar, vijoi Ceka.

Ai sqaroi se ka pasur marrëdhënie të mira me Akademinë Diplomatike të Vjenës.

Pas përgjigjes time, Rama kaloi në një veprim të dhunshëm, një akt i dhunshëm dhe cenim i personalitetit. Nuk iu përgjigja atij gjesti në mënyrë të ngjashme, por reagova verbalisht. I thashë që një njeri që sillet kështu, nuk meriton të qeverisë Shqipërinë, tha Ceka.

Rama përsëriti disa herë fjalën provokator. Rama ka pasur me vete edhe një kameraman, që ndoshta ka regjistruar incidentin. Të pranishmit që u vendosën mes meje e Ramës, e informuan se jam i biri i Neritan Cekës. Ai më tha që si i ati, edhe i biri, theksoi Ceka.

Sqaroj se askush nga të pranishmit nuk u bë palë me Ramën apo me mua në këtë incident. U vetëpërmbajtja me vetëdijen e një punonjës shteti. Ajo ishte vetëpërmbajtja e shtetit. Ndoshta denoncimi në polici do kishte afruar një pamje më reale të asaj që ka ndodhur, tha Ceka.

Duke folur për faktin se ai nuk ishte regjistruar për në aktivitet, Ceka tha se kjo është normale.

Akademia e Vjenës është një institucion i hapur dhe mosregjistrimi është një normalitet. Organizatorët thonë se ishin 140 të pranishëm dhe vetëm 90 janë të regjistruar. Regjistrimi është në vullnetin e pjesëmarrësit, tha Ceka.

Më pas ai citoi një shkrim të një gazete austria.e

Standard e Vjenës, që është pranë të majtës, shkroi se shefi i socialistëve shqiptarë shkalloi, tha Ceka.

Në fund, njeriu që ka sulmuar Papën në shkrimet e tij, nisi të sulmojë mediat dhe shoqërinë shqiptare, duke thënë se kanë banalizuar dhe justifikuar këtë ngjarje.

Mënyra se si është banalizuar, minimizuar apo justifikuar nga mediat kjo çështje, shtron pyetjen serioze se në çgjendje ndodhet hapësira publike në Shqipëri. Kjo është një sirenë alarmi që publiku shqiptar të reflektojë për vlerat, tha Ceka.

Pasi bëri thirrje për të mos votuar Edi Ramën, Ceka deklaroi se jep dorëheqje të parevokueshme nga posti.

Nuk kam qenë dhe nuk jam pjesë e asnjë loje politike, tha ai.

Ceka ka komentuar, i pyetur nga deputetët, edhe deklaratat e Fate Veliajt, artistit që ka qenë një nga organizatorët e takimit të Ramës.

Fate Velaj ka lavdëruar punën time, imazhin tim dhe më është ankuar për një diplomat tjetër shqiptar në Vjenë, tha Ceka, duke kujtuar një takim me Velajn, kur ai ishte diplomat në ambasadën shqiptare.

Ai tani është vënë në krye të një fushatë përbaltjeje kundër meje dhe babait tim, duke publikuar një shkrim me ofendime, tha Velaj.

I pyetur në lidhje me besimin e tij, Ceka tha se ai është besimtar mysliman siç është shumica e popullit shqiptar. Por ai tha se nuk ndodhej aty për të folur për çështjet e besimit.

Ceka tha se ka reaguar vetëm të nesërmen e ngjarjes pranë Ministrisë së Jashtme, duke shtuar dyshimet se reagimi ka qenë i porositur./ep

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›