E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa Nuk ia njoh Thacit fitoren

Prishtine 26 dhjetor NOA- Ne pritje te zgjedhjeve ne 3 komuna ne Kosove me date 9 janar kryetari i Lidhjes Demokratike te Kosoves Isa Mustafa i cili renditet i dyti nga zgjedhjet paraprake thote se nuk do tia shtrije doren per fitore kreut te Partise Demokratike te Kosoves Hashim Thaci.

Ndersa ne Kosove po qarkullon ideja e kreut te LDK-se Isa Mustafa per krijimin e nje qeverie teknike deri ne shtator te vitit te ardhshem partite politike po e kundershtojne ate.

Mustafa ka thene per mediat kosovare se kerkon qe zgjedhjet e vitit te ardhshem duhet te jene te ndershme dhe vetem atehere sipas tij do te shkoje ti uroj fitoren Hashim Thacit nese fiton me nder.

Perfaqesues te nje prej partive aleate te LDK-se Aleanca per Ardhmerine e Kosoves thone se qendrimi i partise eshte i pandryshueshem.

a.y/NOA

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›