E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosovë, inagurohetTeodosije, Dacic eBogdanovic në Prizren

PRIZREN-Ka nisur në Kishën e “Shën Gjergjit”, ceremonia për shugurimin e kreut të Dioqezes Rashkë-Prizren, peshkopit Teodosije. Liturgjinë e shugurimit është duke e shërbyer patriarku serb Irinej, ndërsa në këtë ceremoni marrin pjesë, ndër të tjerë, ministri serb për Kosovën, Goran Bogdanoviç, ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç dhe zyrtarë të tjerë serbe. Qeveria e Kosovës ka deklaruar se i ka dhënë leje zyrtarëve serbë të marrin pjesë në këtë ceremoni me kusht që të mos e shfrytëzojnë vizitën e tyre për qëllime politike. Sic raportojnë mediat vendase, pjesëmarrës janë edhe përfaqësuesit e serbëve në institucionet e Kosovës, të dërguarit e Kishës Ortodokse ruse e greke, të Kishës Katolike, anëtarë të korit diplomatik dhe përfaqësues së organizatave ndërkombëtare të angazhuara në Kosovë. Po kështu, në këtë ceremoni po merr pjesë edhe komandanti i KFOR-it, Erhard Buhler. Sipas gazetës “Blic”, në shugurimin e peshkopit Teodosije marrin pjesë edhe një numër besimtarësh nga Kosova, Serbia, Mali i Zi dhe diaspora. Ceremonia po mbikqyret nga pjesëtarët e Policisë së Kosovës, të cilët janë të shpërndarë në gjithë qendrën e qytetit, të ndihmuar edhe nga pjesëtarë të KFOR-dhe të Policisë së EULEX-it për të evituar ndonjë incident të mundshëm.
(s.g/NEWS24/balkanWeb)

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›