E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbia kerkon fillimin e hetimeve ndaj UNMIK per fshehje te trafikut te organeve

Beograd 27 dhjetor NOA - Serbia ka kerkuar fillimin e hetimeve ndaj misionit te OKB-se ne Kosove per shkak te fshehjes te tregtise me organe nga ana e UK-se.

Sipas njoftimeve te gazetes serbe Blic ministri i Serbise per Bashkepunimin me Tribunalin e Hages kerkoi prej kesaj gjykate te hetoje rolin e Soren Jessen Petersen shefit te UNMIK-ut per periudhen 2004 dhe 2006.

Ministri Rasim Ljajic tha se sipas raportit te fundit te Keshillit te Evropes ne lidhje me tregtine e organeve UNMIK-u paska penguar hetimet dhe nuk i ka ndjekur gjurmet perkatese ne vitin 2004.

Raporti i deputetit te Keshillit te Evropes Dik Marti nuk eshte pranuar ende zyrtarisht prej Keshillit te Evropes dhe do te diskutohet prej tij ne fund ne janarit.

NOA/DV

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›