E Diel, 1 Nëntor 2026

Mustafa: Për bizneset do heqim taksat komunale

Heqja e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë dhe krijimi i një ekipe profesionale në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, e cila do t’i trajtonte me kujdes dhe përparësi kërkesat për leje të subjekteve biznesore, janë dy hapat që parë që administrata komunale e Prishtinës do t’i marrë me të filluar viti i ri 2013.

Kështu tha të hënën, kryetari i Prishtinës, dhe i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në takimin tradicionale me njerëz të biznesit dhe afarist të ndryshëm që veprojnë dhe punojnë në kryeqytet.

“ U jemi mirënjohës për kontributin që po jepni në zhvillimin e Prishtinës dhe Kosovës, prandaj ne me fillimin e vitit të ri 2013 do të marrim dy vendime mjaftë të rëndësishme për zhvillimin e biznesit, heqjen e taksës komunale për ushtrimin e veprimtarisë si dhe do të krijojmë një ekip profesional në kuadër të Drejtorisë së Urbanizmit, e cila do t’i trajtonte me kujdes dhe përparësi kërkesat për leje të subjekteve biznesore”, tha Mustafa, raporton Koha.

Kryetari Mustafa tha se në Prishtinë janë të koncentruar mbi 30 për qind e gjithë bizneseve të Kosovës, prandaj, siç tha ai, ato janë edhe kontribuuesit me të mëdhenj të zhvillimit të kryeqytetit.

“Zhvillimi i Prishtinës, është kontribut i juaji. Ne po mundohemi që këtë zhvillim ta përcjellim me një infrastrukturë adekuate, e cila do t’i kontribuonte edhe me shumë zhvillimit të aktivitetit tuaj dhe kështu edhe Prishtinës”, tha Mustafa./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›