E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakistani konfirmon njohjen

Qeveria e Pakistanit ka konfirmuar sot njohjen e Kosovës. Në ueb-faqen e qeverisë së Pakistanit thuhet se, Qeveria e Pakistanit ka vendosur të njohë Republikën e Kosovës. Vendimi është bërë në përputhje me aspiratat e popullit të Kosovës.

“Qeveria e Pakistanit ka vendosur gjithashtu të akreditojë njëkohësisht ambasadorin e saj në Republikën e Turqisë në Ankara si Ambasador i Republikës Islamike të Pakistanit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e qeverisë së Pakistanit./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›