E Diel, 1 Nëntor 2026

Sëmuret nëna, nuk feston ditëlindjen

Këngëtari i njohur shqiptar nga Maqedonia, Shpat Kasapi, ka mbushur të mërkurën e 1 majit, plot 28 vjeç.

Për këtë ditëlindje, këngëtari i dhjetëra hiteve kishte menduar të organizonte edhe një festë, por gjithçka u përmbys në minutën e fundit. “Ditëlindja anulohet për shkak se kam nënën sëmurë”, transmetojne mediat shqiptare mesazhin qe Shpati u dergoi miqve të tij paraditen e 1 majit.

Për dallim nga disa ditëlindje të fundit, këte herë ditëlindjae gjeti Shpatin pa një të dashur në krah, pasi prej disa javësh ai i ka dhënë fund lidhjes me modelen dhe këngëtaren Afërdita Dreshaj. /Indeksonline/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›