E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa braktis koalicionin qeverisës

Grupi i Ekspertëve E-15, i cili garoi në zgjedhjet e fundit me Koalicionin për Kosovën e Re, e që në Parlament përfaqësohet nga deputeti Muhamet Mustafa, ka vendosur ta braktis koalicionin qeverisës.

“Grupi E-15 konstatoi se angazhimi i deritashëm në Koalicionin për Kosovën e Re në Qeveri nuk ka qenë rezultativ në realizimin e programit ekonomik të KKR si dhe përmirësimit të funksionimit të Kuvendit dhe institucioneve të tjera. Duke qenë se përkundër angazhimit të E15 në kuadër të Grupit Parlamentar gjendja nuk ka ndryshuar për të mire dhe se përpjekjet e Grupit E-15 për arritjen e një qëndrimi të përbashkët të KKR rreth ketyre çështjeve nuk kanë qenë të frytshme, veçanarisht lidhur me privatizimin e nderrmarrjeve publike, Grupi E-15 tani e

tutje nuk do të veprojë në kuadër të Koalicionit për Kosovë të Re”, thuhet në një komunikatë të këtij subjekti.

“Grupi E-15 diskutoi edhe për aktivitet e ardhshme me qëllim të forcimit e zgjerimit të tij për të qenë më efektiv në adresimin e sfidave aktuale të vendit si dhe për të forcuar në këtë mënyrë identitetin e vet në skenën politike të Kosovës”, përfundon komunikata.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›