E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafa kryetari i bute i LDK-se

Qe prej ndarjes se parakohshme nga jeta te udheheqesit te Kosoves Ibrahim Rugova partia e tij ka perjetuar disa kriza. Ndarje percarje dhe se fundi edhe fraksione.

Nga largimi i Nexhat Dacit te kriza e brendshme qe perfshiu partine pasi nje president shteti i dale prej saj u shpall si shkeles i kushtetutes e deri tek braktisja nga i biri i ish presidentit te ndjere Ukes. LDK kerkoi nje udheheqes qe ti printe ne rrugen e shpetimit.

Dhe lideret e vertete jane ata qe spikatin ne kohe te veshtira. LDK gjendet perballe zgjedhjeve te reja te parakohshme jo e barabarte me rivalen ish-aleate ne qeveri. Me nje sere problemesh te brendshme dhe ne kerkim te nje shpetimtari emri i te cilit perflitej prej kohesh si trashegimtari me i denje i te ndjerit Rugova i perzgjedhuri ishte Isa Mustafa.

Ai ishte njeriu qe prej kohes kishte kerkuar daljen nga koalicioni me PDK duke parashikuar thuajse nje fund si ky produkt e se ciles jane dhe zgjedhjet por kurre duke tradhetuar vijen e pergjithshme te partise.

I njohur si njeri i parimeve te forta e duke pasuar nje gare te cilen preferoi ta luante me rregulla te ndershme pa prapaskena ndaj Sejdiut njeriut qe e kishte mbeshtetur ne politike Isa Mustafa vjen ne krye te LDK-se si nje domosdoshmeri qe e lind kerkesa per ndryshim dhe si nje nder njerezit me te votuar qe ka kjo parti. Nje personalitet te cilit votimi popullor i besoi per dy mandate rresht drejtimin e komunes se kryeqytetit kosovar.

Me legjitimitetin qe te jep votebesimi i me teper se 57 te zgjedhesve ne nje popullsi prej 600 mije banoresh te Prishtines Mustafa merr keshtu ne duar edhe frenat e partise ne nje sfide shumedimensionale.

I lindur me 15 maj 1951 ne Prapashtice te Prishtines Mustafa jeton ne kryeqytet me gruan vajzen dhe dy djemte e tij. Ky eshte qyteti ku eshte arsimuar ne Fakultetin Ekonomik dhe ku ka marre titullin doktor ne ekonomi ne fushen e lidershipit te bizneseve.

Karriera e tij e ka vene shpesh ne pozicione drejtuese me karakter ekonomik qe nga drejtor i Entit per Plan dhe Zhvillim te Kosoves e deri tek ai Ministrit te Ekonomise dhe Financave te Republikes se Kosoves 1991-1999 apo dhe keshilltar i larte i presidentit nga shkurti i 2006-es deri diten qe u zgjodh kryetar i Komunes se Prishtines.

Pervec shume punimeve ne lemin e ekonomise profesori i universitetit Mustafa njihet per angazhimin e tij me grupet eksperteve ne momente historike si gjate bisedimeve te Vjenes per statusin perfundimtar te Kosoves.

Ne periudhen e viteve 1990-1999 pas shpalljes se Kushtetutes se Kacanikut eshte ndjekur nga regjimi serb dhe ka qendruar jashte Kosoves kryesisht ne Gjermani Zvicer Shqiperi Slloveni dhe Kroaci.

Kritik i qeverise Thaci ku pjese ishte dhe partia e tij e po ashtu i linjave qe ndiqte kjo force ne raport me ish-partnerin e koalicionit Mustafa vjen pa dyshim si nje lider i nje profili nga ato qe deri tani nuk i kemi pare shpesh ne ekrane.

Diskret ndaj mediave e fjalepak pa dyshim qe kjo zgjedhje e anetareve te LDK-se i ofron nje mundesi te re jo vetem partise pasi ai gezon edhe simpatine e te larguarve por dhe skenes politike ne Kosove.

Kosova eshte nje demokraci e re. Asnje zhvillim nuk perserit vetveten dhe si e tille ajo cka do ti duhet ketij udheheqesi te ri eshte sfidoje vetveten te kaluaren te ruaje besimin qe iu dha dhe ti prije partise se Rugoves jo vetem drejt fitores ne zgjedhjet e 12 dhjetorit por dhe drejt rikthimit te lavdise se dikurshmehellip

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›