Mustafa zgjidhet ne krye te LDK

Pas kesaj mediat u larguan nga salla ku po i zhvillonte punimet Kuvendi i shtate i LDK-se. Tani ishte radha e delegateve. Ne nje proces votimi qe zgjati rreth dy ore delegatet me voten e tyre te fshehte ia besuan Isa Mustafes drejtimin e partise. Nga 359 delegate sa ishin te pranishem ne salle 234 prej tyre votuan per Isa Mustafen nderkaq 125 per ish-presidentin Fatmir Sejdiu.
Ne salle pati duartrokitje te shumta por edhe urime per Mustafen nga ana e rivalit. Ne fund te nje fjalimi qe emocionoi te pranishmit ne salle por edhe vet kryetarin e deritanishem Fatmir Sejdiu kryetari i porsazgjedhur i LDK-se Isa Mustafa propozoi zotin Sejdiu Kryetar Nderi te LDK-se.
Zoti Mustafa me pas ftoi te gjithe veprimtaret qe u larguan nga LDK me heret te kthehen ne shtepine e vjeter. Pothuaj te njejten kerkese kishte bere ne fjalimin e tij edhe ish-kryetari Fatmir Sejdiu ne fillim te punimeve te kuvendit.
U bej thirrje te gjithe atyre qe kane abstenuar per nje kohe te rikthehen ne familjen e vjeter te tyre. Qeverisja viteve te fundit pesoi degradim. E kemi kritikuar qeverisjen e kaluar jo per motive personale por sepse kam besuar qe nuk eshte kjo qeverisja qe i duhet vendit. Kjo nuk nenkupton se duhet te amnistojme veten nga gabimet por ti pranojme dhe te ecim perpara. Plani i LDK-se eshte i thjeshte eshte i zhvillimit ekonomik mireqenies e mireqeverisjes vizioni per nje Kosove te re europiane dhe shtet te zhvilluar e demokratik tha i sapozgjedhuri kryetar Isa Mustafa.
Kryetari i porsazgjedhur i LDK-se Isa Mustafa e merr kete mandat ne nje kohe kur vendi eshte ne prag te zgjedhjeve te pergjithshme dhe pervec reformave brenda LDK-se Isa Mustafa tha se synon ta nxjerre LDK-ne fituese ne keto zgjedhje.
Kryetari i LDK-se tha se do te jete bartes i listes se LDK-se ne zgjedhjet parlamentare te 12 dhjetorit. Kuvendi i shtate zgjedhor zgjodhi kete te diele edhe 107 anetaret e Keshillit te Pergjithshem per te vazhduar ne nje dite tjeter me zgjedhjen e Kryesise se Partise.