Mustafa vazhdon vizitën në Bruksel

Pas përfundimit të Samitit të zgjeruar të liderëve të Partive Popullore Evropiane, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka vazhduar vizitën e tij zyrtare në Bruksel.
Gjatë ditës, Mustafa takoi Sabine De Bethune, kryetare e Senatit të Belgjikës. Pikat kryesore të diskutimit ishin gjendja politike në Kosovë dhe Integrimet Evropiane, si dhe mbështetja Belge për monitorimin e zgjedhjeve.
Në orët e pasdites, Mustafa do të takohet edhe me kryetarin e Komunës së Leopoldsburgut, njëherësh kryetar i Partisë Demokristiane, Flamane, Wouter Beke, ku do të bisedojnë për integrimin e mërgatës Kosovare në Belgjikë, si dhe mundësitë e bashkëpunimit ndërpartiak dhe ndërkomunal. /Indeksonline/