E Diel, 1 Nëntor 2026

Hoxhaj: Së shpejti Kosovën do ta njohin 5 shtete të BE-së

Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka deklaruara sot në Tiranë se "shumë shpejt Kosova do të njihet nga 5 shtete të Bashkimit Evropian". 

Këtë deklaratë Hoxhaj e bëri gjatë një konference të përbashkët për shtyp me homologun e tij shqiptar, Edmond Panariti, pas nënshkrimit të protokollit të Sesionit të Parë të Bashkëpunimit Ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë, njoftojnë mediat e Tiarnës.

Lajmin për njohjet e reja të shtetit të Kosovës, Hoxhaj tha se e bazonte në informacionet dhe kontaktet e tij si kreu i politikës së jashtme, ku iu referua dhe kontakteve intensive të tij gjatë muajve të fundit me kryediplomatë të këtyre shteteve. Madje, sipas tij, një nga vendet e BE-së do të njohë Kosovën jo më vonë se fundi i javës së ardhshme.

Sipas kryediplomatit Hoxhaj, Shqipëria ka rolin e saj të padiskutueshëm, në numërin e njohjeve të Kosovës nga shumë shtete si dhe në integrimin e saj në një sërë organizmash ndërkombëtarë.

"Njohja shumë e rëndësishme nga 5 shtete të BE-së është rezultat edhe i dialogut Kosovë-Serbi, pasi edhe vetë Serbia, tashmë njeh de fakto e de juro, kufijtë apo doganat e Kosovës", theksoi Hoxhaj./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›