E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor, Kosova e 92/93

Norvegjia vazhdon të prijë në listën e Raportit Global të Zhvillimit Njerëzor 2013, që përpilohet në bazë të Indeksit të Zhvillimit Njerëzor që mat arritjet në shëndetësi, arsim dhe të hyra. Kosova, sipas matjeve të këtij raporti rangohet diku rreth vendit 92/93.

Zyra e UNDP-së në Kosovë në një konferencë do të lansojë sot këtë raport të titulluar: “Ngritja e jugut: Progresi njerëzor në një botë diverse”. Raporti në nivel global lansohet sot në Meksiko Siti në prani të zyrtarëve më të lartë të OKB-së dhe qeverisë së Meksikës.

Mesazh kyç i raportit është se vetëm rritja ekonomike nuk përkthehet automatikisht në progres të zhvillimit njerëzor.
Politikat pro të varfërve dhe investimet e konsiderueshme tek aftësitë e njerëzve përmes fokusit tek arsimi, ushqimi dhe shëndeti, si dhe shkathtësitë për punësim, mund të zgjerohen përtej punës së ndershme dhe të sigurojnë progres të qëndrueshëm.

Raporti gjithashtu sugjeron se ndërsa sfidat për zhvillimin bëhen gjithnjë e më komplekse dhe natyra e tyre tejkalon kufijtë, veprimi i koordinuar për sfidat më urgjente të erës sonë, qofshin ato zhdukja e varfërisë, ndryshimi i klimës, apo paqja dhe siguria, janë thelbësore.

Në këtë konferencë, UNDP-ja do të bëjë një prezantim të trendeve globale me theks të veçantë mbi pozitën e Kosovës sipas Indeksit të Zhvillimit Njerëzor./Indeksonline/
 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›