E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadiku: Po kalojmë moment të mirëNë ndeshjen e fazës së Gramozi barazoi 1-1 ne Laç

Rrjetet sociale:

(ALBANIA SPORT) – Gramozi ia doli të marrë një pikë shumë të çmuar në transfertë në Peqin me Shkumbinin (1-1), falë një goli të sulmuesit të ri Armando Sadiku.

MOMENT I MIRË
Golashënuesi më i mirë i Gramozit, elbasanasi Armando Sadiku (5 gola këtë sezon) është njëri nga dy lojtarët, së bashku edhe me kosovarin Genc Hyseni (2 gola), që kanë shënuar për formacionin e Qirjako-Canajt gjatë 12 javëve të parë të këtij edicioni. “Po kalojmë një moment të mirë, kjo jo vetëm me barazimin në Peqin për kampionat, por dhe me fitoren në Ersekë me Flamurtarin në Kupë. Nëse do të jemi në 100 për qind të formës sonë do të fitojmë me Laçin”, -tha lojtari i Kombëtares U-19, njëherësh edhe golashënuesi i tretë më i mirë aktual i Superligës.  Në ndeshjen e fazës së parë të zhvilluar në Laç, dy skuadrat u ndanë me barazimin 1-1. Laçi ka pikë 13 pikë pas 12 javëve (vendi i 8-të), ndërkohë që Gramozi ka grumbulluar 11 pikë (vendi i parafundit).

GRAMOZI
7 gola/ 2 futbollistë
5: Armando Sadiku
2: Genc Hyseni

RENDITJA E GOLASHËNUESVE

8: Elis Bakaj (Dinamo)
6: Fatjon Sefa (Dinamo)
5: Armando Sadiku (Gramozi)
5: Roland Dervishi (Shkumbini)

Numri i klikimeve - 1257
  E Enjte, 03 Dhjetor 2009
 

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›