Mustafaj: Demokratë, mos u ndjeni të thyer, analizoni arsyet e humbjes
TIRANE- Një prej përfaqësuesve më të lartë të Partisë Demokratike në të kaluarën, ish-ministri i Punëve të Jashtme, Besnik Mustafaj, duke pranuar humbjen e thellë të demokratëve, ka kërkuar nga ata që mos të zhyten në dëshpërim. Sipas tij, tashmë është koha për të analizuar arsyet e humbjes.
“Ju drejtohem të gjithë demokratëve e në mënyrë të posaçme asaj bërthamës së mrekullueshme që dikur quheshin me krenari ‘qëndrestarë’. E sotmja sigurisht që nuk është një ditë e gëzueshme për ne. Më kryesorja dhe e domosdoshme është që asnjë prej jush të mos ndjehet i thyer. Ju duhet të mblidhni forcat, krenarë që jeni demokratë dhe të bëni një analizë thellësisht të sinqertë me veten dhe njëri-tjetrin, të arsyeve pse kjo humbje dhe sidomos pse në këto përmasa. Nëse demokratët e vërtetë zhyten në dëshpërim, dëmin e madh e ka Shqipëria jonë e shtrenjtë”, - është shprehur ish-deputeti i Partisë Demokratike, Besnik Mustafaj në një koment të publikuar dje në faqen e tij personale në rrjetin social të Facebook.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)