Rumenige: Negociuam për dy vite radhazi me Guardiolën
TIRANE-Karl Hainc Rumenige nuk ka dyshim për suksesin që e pret Pepin te rekordmenët gjermanë. Shefi i bordit ka treguar detajet e joshjes së trajnerit dhe se si i lindi ideja bashkë me Hënesin në një kafe gjatë turneut të “Audi Cup”: “Kemi punuar gjatë për të bindur Pep Guardiolën të vinte te Bajerni. Gjithçka nisi dy vjet më parë, kur Barcelona ishte këtu për ‘Audi Cup’. Isha me Uli Hënesin në kafe duke biseduar. Ishim të mendimit që Guardiola i përshtatej Bajernit, i pëlqente filozofia e klubit dhe ekipi. Që atëherë kemi mbajtur kontakte së bashku. Negociatat avancuan deri në pikën sa lindi pyetja: Kush do të jetë trajneri i ri për sezonin 2013-2014? Donim të merrnim te Bajerni trajnerin më të suksesshëm të botës. Që në fillim ishte e qartë: Pep do Bajernin dhe Bajerni do Pepin. Është një histori e bukur për Bajernin, por edhe për futbollin gjerman”.
Pritshmëritë - “Jam i sigurt që së bashku do kalojmë një kohë me shumë suksese. Në fund të gjithë duam që të fitojmë tituj. Titulli i vërtetë është Bundesliga, sepse fati dhe tersi nuk vendosin shumë në 34 javë. Titulli më i bukur është ai që festuam para disa javësh në Londër. Kryesorja është Bundesliga. Në kompeticionet e tjera duam të jemi protagonistë. Në renditjen e UEFAs jemi të dytët, e para është akoma Barcelona, falë Guardiolës. Jam shumë kurioz të shoh si do punojë Pep, çfarë do të ndryshojë te skuadra dhe çfarë do lërë të paprekur. Me presionin që do ketë, do merremi të gjithë së bashku”.
Gomez - Një gazetar italian e pyet Guardiolën për të ardhmen e Mario Gomezit dhe nëse ai do shkojë te Fiorentina, por trajneri preferon t’ia përcjellë fjalën bordit dhe Rumeniges. Drejtuesi lë të kuptohet se Supermario mund të qëndrojë në Mynih edhe për një tjetër vit: “Mario do nisë të stërvitet të mërkurën me klubin. Nuk ka asnjë ofertë nga ndonjë klub. Ka thjesht shume spekulime”.
(d.b/BalkanWeb)