E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mustafaraj:Rama kërcënon institucionet demokratike

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Albana Mustafaraj edhe një herë përshëndet fitoren e kandidatit “Aleanca për Qytetarin” Lulzim Basha, ndërsa kritikoi ashpër çdo lloj vendimi të marrë prej PS-së, sa i takon dhe cënimit të institucioneve të pavaruara demokratike.
 

Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, Mustafaraj deklaroi se zgjedhjet e mbajtura në datën 8 maj ishin të lira dhe transparente, sikurse e përshëndetën dhe 1milionë e 600 mijë, duke bërë që zëri i tyre të dëgjohej me këtë pjesemarrje masive.
 

Më tej, ajo vuri në dukje se përpjekjet e partisë opozitare janë të kota për të dëmtuar këtë proces demokratik dhe me nota ironike, e cilësoi veprimin e liderit të PS-së, si cirkun e tij të radhës, kjo pas dëshpërimit të humbjes.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›