Zgjedhjet në PS pezull deri ne vendimin e Kolegjit
27/06/2011 Aksioni politik, lidershipi socialist vendos për strategjinë pas vendimit të Kolegjit
Axhenda, Asambleja Kombëtare do të udhëzojë bazën mbi procesin zgjedhor
Qëndrimi politik i Partisë Socialiste dhe zgjedhjet në strukturat drejtuese të saj do të jenë dy çështjet kryesore në të cilat do të përqendrohet mbledhja e ardhshme e Asamblesë Kombëtare. Kështu, pritet që ky forum të vendosë për pozicionin e opozitës përballë mazhorancës qeverisëse dhe institucioneve të dala nga zgjedhjet e kaluara. Ndërkohë do të jetë po ky takim që do të hapë dritën jeshile për rifreskimin e të gjitha forumeve të Partisë Socialiste nga qendra në bazë.
Takimi
Në mbledhjen e kaluar të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste u paralajmërua që takimi i radhës të ishte pikërisht më datën 29 të këtij muaji, ku do të diskutohej më gjatë edhe për aksionin politik, qëndrimin e PS-së ndaj Parlamentit, protestat e kështu me radhë. Gjatë kësaj periudhe deputetët dhe të gjithë anëtarët e Asamblesë Kombëtare, të ndarë sipas zonave përkatëse, do të nisin kontaktet me anëtarësinë dhe njerëzit, duke shpjeguar situatën, por duke marrë edhe mendime prej tyre. Por duke qenë se rezultati i Tiranës do të vijojë të jetë peng i ankimimeve në Kolegjin Zgjedhor nga PS-ja, pritet që kjo mbledhje të shtyhet deri në dhënien e vendimit të këtij institucioni. Kështu, pas depozitimit që pritet të bëjnë socialistët në Kolegj për pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë, kampi opozitar do të presë deri në dhënien e verdiktit të hallkës më të lartë për gjykimin e ankimimeve mbi procesin zgjedhor e më pas të përcaktojë strategjinë mbi të cilën do të bazohet aksioni politik që do të ndjekin në vijim.
Zgjedhjet
Nëse aksioni politik i PS-së është në varësi të fatit të zgjedhjeve për Bashkinë e Tiranës, zgjedhjet në strukturat socialistë varen pikërisht nga “urdhri” që duhet të lëshojë lidershipi socialist për nisjen e një procesi të tillë. Burime pranë kësaj partie bëjnë me dije se nuk përjashtohet mundësia e një mbledhjeje të Asamblesë Kombëtare këtë fundjave për të bërë të mundur shpërndarjen e udhëzimeve për të gjithë drejtuesit e PS-së në rrethe. Njëkohësisht mësohet se tashmë ky udhëzues është gati dhe vetëm thirrja e Asamblesë do të bënte të mundur orientimin në detaje të hallkave që do të ndiqen për zhvillimin e zgjedhjeve brenda strukturave të Partisë Socialiste. Në këtë mënyrë, është pikërisht ky forum që do të vendosë për datat se kur do të zhvillohen zgjedhja e strukturave të reja. Nisur nga rregullat që përcakton statuti i Partisë Socialiste, kjo forcë politike duhej të zgjidhte të gjitha forumet e saj pikërisht gjatë këtij muaji, por për shkak të situatës së krijuar pas zgjedhjeve lokale të 8 majit lidershipi socialist ka vendosur që t’i shtyjë këto zgjedhje për në fund të gushtit. Më qartë, rifreskimi i strukturave do të nisë që në fund të muajit gusht, do të vazhdojë gjatë gjithë muajit shtator, duke pritur më pas mbledhjen e kongresit zgjedhor në fillim të muajit tetor. Ndërkohë do të jetë po Asambleja që do të përcaktojë datën kur do të mblidhet kongresi i ri i Partisë Socialiste. Kjo pasi gjatë muajit shtator asamblete socialiste në rrethe do të zgjedhin delegatët e rinj të kongresit të PS-së.
Procesi
Kongresi i ri i PS-së, që pritet të mblidhet në ditët e para të tetorit, do të zgjedhë Asamblenë Kombëtare të kësaj partie. Në vijim asambleja e re do të zgjedhë kreun e ri të saj si dhe kryesinë e sekretariatin. Referuar statutit të PS-së si dhe kohës kur janë zhvilluar zgjedhjet e fundit në parti, shihet se të gjitha strukturave u ka mbaruar mandati.
Përjashtimet
Në diskutimet e zhvilluara në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së u kërkua përjashtimi i përfaqësuesve socialistë që kanë punuar kundër kësaj partie në zgjedhjet lokale të 8 majit. Kundrejt këtij propozimi kreu i Asamblesë Kombëtare Gramoz Ruçi ka shpjeguar se kjo do të rregullohet me ndryshimet që do të bëhen në vjeshtë.
Kërkesa
Në mbledhjen e kaluar të Asamblesë u kërkua më tepër angazhim për zgjedhjet e reja në parti, me qëllim që gara për zgjedhjet parlamentare t’i gjejë strukturat e PS-së të gatshme për të përballuar një sfidë të tillë. Për këtë arsye u propozua ngritja e grupeve të punës dhe një analizë e gjerë në strukturat e partisë për të eliminuar gabimet në zgjedhjet e vitit 2009.
Fituesit do t’i duhet të presë fillimin e muajit korrik për të marrë detyrën
PS përgatit ankesën e fundit në kolegj
Në rast se pranohet kërkesa e socialistëve, atëherë shkohet në rivotim
Megjithëse KQZ certifikoi dy ditë më parë fitoren e Lulzim Bashës, për kryetar të Bashkisë së Tiranës, sërish këtij të fundit t’i duhet të presë fillimin e korrikut për të marrë detyrën, në rast se kolegji do e rrëzojë kërkesën e kundërshtarit, ndërsa në rast se do ribëhen zgjedhjeve, atëherë procedura do të zgjasë më shumë se një muaj tjetër. Kjo sepse PS ka paralajmëruar se do të ankimojë numërimin e bërë nga ana e KQZ, dhe me shumë gjasa do të kërkojë pavlefshmëri të zgjedhjeve në Tiranë. Kërkesa e PS, pritet t’i mbërrijë kolegjit ditën e nesërme, ndërsa ky i fundit duhet të shprehet brenda pesë ditëve, dhe po të marrim parasysh fundjavat me shumë gjasë ka mundësi që séanca të mbahet të hënën e ardhshme, pra më datë katër korrik, në rast se kolegji nuk pranon ankimimin e PS për rivotim në Tiranë, gjë e cila ka pak gjasa të ndodhë, po të kemi parasysh dhe dy vendimet e mëparshme të kolegjit. Nga ana tjetër, juristët shprehen se kanë kaluar të gjitha afatet kohore, kur PS mund të bënte kërkesë për pavlefshmëri të zgjedhjeve, gjë të cilën sipas tyre duhet ta kishte bërë që në kërkesën e parë, kur Basha u shpall fitues me 81 vota. Pas vendimit të kolegjit, KQZ urdhërohet të certifikojë rezultatin përfundimtar, dhe pas kësaj mbyllet odiseja e ankimimeve dhe numërimeve sa në kolegj dhe sa në KQZ. Java që vjen pritet të jetë e fundit për një procesi, i cili po mbyll dhe muajin e tij të dytë pa një fitues në Tiranë, proces i cili është shoqëruar me deklarata dhe kundërdeklarata nga të dy krahët e politikës.
Ankimimi i parë
Në ankimimin e parë që u hodh poshtë nga ana e kolegjit, PS kërkoi që të konsiderohej si e paligjshme procedura e ndjekur nga KQZ, e cila mori rolin e KZAZ më datë 18 maj. PS pretendonte se ky institucion ka tagër vetëm shpalljen e rezultatin dhe certifikimin e fituesit, që sipas të majtëve ishte Rama me 10 vota plus. Por pretendimi i PS u hodh poshtë me vendim unanim nga trupa e kolegjit, e cila e pa si të ligjshëm vendimin e datës 18 të KQZ.
Ankimimi i dytë
Në ankimimin e dytë në Kolegjin Zgjedhor, PS sulmoi rezultatin e shpallur nga KQZ, duke pretenduar pabarazi në numërimin e votave, pasi sipas saj janë numëruar vetëm kutitë që kishin më shumë vota në favor të Bashës dhe kërkoi anulimin e tij . Në këto kushte Kolegji pranoi pjesërisht kërkesën e PS, duke urdhëruar hapjen e më shumë se 1700 kutive, së bashku me zarfin e fletëve të pavlefshme, të cilat nuk bënë gjë tjetër vetëm se thelluan akoma më shumë rezultatin në favor të kandidatit të djathtë Lulzim Basha.