E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD:Rama i dëshpëruar,po mbyt zërin e qytetarëve

Partia Demokratike denoncoi sot përpjekjet e kreut socialist, Edi Rama për errësim të procesit zgjedhor dhe mbyjtje të zërit të qytetarëve.

Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e PD-së Albana Mustafaraj, nga selia blu tha se nga dëshpërimi përballë humbjes, Rama po kërkon të mbysë jo vetëm zërat e atyre që hodhën votën gabimisht, por të të gjithë qytetarëve të tjerë

Të gjithë qytetarët shqiptarë e dinë se këto zgjedhje ishin të ndershme, të lira, transparente dhe zgjedhjet më të mira që janë bërë në Shqipëri, ku gjithçka u shpalos drejtpërdrejt në ekran-tha ajo.

Sipas selisë blu, në rang vendi, në këto zgjedhje morën pjesë rreth 1milionë e 600 mijë qytetarë, duke theksuar se për të më i rëndësihëm është fakti që zëri i çdo qytetari u dëgjua.

Rama e quan veprimin e KQZ të paligjshëm, ndërkohë që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u urdhërua të numëronte dhe shqyrtonte votat nga Kolegji Zgjedhor, si rezultat i kërkesës ligjore që bëri vetë z.Rama- tha Mustafaraj

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›