Mutu: Nuk kam 17 milion euro
Adrian Mutu u gjobit me një shumë prej 17 milion eurosh për dëmin që i shkaktoi skuadrës së Çelsit, pasi gjatë kohës që luante për londinezët, kishte konsumuar substanca të ndaluara. Ai deklaroi se nuk e ka në dispozicion një shumë të tillë. “Janë shumë para dhe unë nuk i kam. Besoj se në të gjithë botën mund të jenë rreth katër ose pesë futbollistë që mund të paguajnë kesh,”- u shpreh futbollisti rumun.
Më tej ai u shpreh i shqetësuar për këtë situatë, por shtoi se ndihet krenar për tifozët e Fiorentinës, të cilët e kanë mbështetur në çdo moment. “Falenderoj qytetin e Firences për mbështetjen që më ka dhënë gjitmonë,”- deklaroi Adrian Mutu.
Ndërkohë, duket se klubi i Abramoviçit nuk do të heqë dorë nga shuma e majme, edhe pse lojtari ka kërkuar të negociojë.