Katër komando shqiptare në Afganistan me grip derri
Sipas familjarëve, të cilët kanë konfirkuar lajmin shkak për prekrjen nga ky grip janë bërë kushtet e këqija.
Komandoja Neshat Hoxha dhe dy të tjerë janë vendosur në karantinë, në një çadër të veçantë në bazën në Farah.
“Është e vërtetë që disa nga ushtarët tanë të cilët janë me mision në Afganistan kanë paraqitur probleme me gripin e derrit. Doja të sqaroja se gjendja shëndetësore e tyre është e stabilizuar dhe nuk është shoqëruar me komplikacione për shëndetin e tyre. Të gjithë ushtarët tanë janë në gjendje të mirë shëndetësore, ndërkohë që po marrin ndihmën e specializuar për të shmangur çdo përkeqësim të situatës”, - ka deklaruar shefi i Shtabit të ushtrisë, Maksim Malaj për mediat. Tre javë më parë, gripi i derrit kishte prekur ushtarët spanjollë në këtë zonë.