E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muzaka e nis nga stoli mungon Bakaj e Blanko

Dinamo - Gjergji Muzaka pritet te jete nje mungese e madhe per skuadren e Dinamos ne transferten e sotme kunder Kastriotit. Burime zyrtare prane klubit bene te ditur se mesfushori nuk eshte rikuperuar plotesisht nga demtimi qe ka pasur kohet e fundit dhe stafi nuk deshiron te rrezikoje duke vendosur paraprakisht qe ai ta nise ndeshjen nga stoli. Gjithsesi nuk perjashtohet mundesia qe futbollisti te aktivizohet ne pjesen e dyte por gjithcka do te varet nga rrjedha e lojes. Pervec Muzakes ne kete ndeshje do te mungojne edhe fantazisti Elis Bakaj per shkak te kartoneve si dhe trajneri Luis Manuel Blanko i cili eshte denuar me dy ndeshje nga Disiplina. Por zevendes/trajneri i Dinamos Artan Mergjyshi ka deklaruar se jane marre te gjitha masat qe blute tia dalin mbane ne kete sfide.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›