E Diel, 1 Nëntor 2026

Skandal ndezin zjarr per te nxehur ujin e dusheve

Ndodh edhe keshtu ne eliten e futbollit shqiptar kthehemi ne vitet e monizmit ku per tu lare ishe i detyruar ne nje fare menyre te ndizje kaldaje per te nxehur ujin e dushit nese kishte. Pak a shume e njejta gje ka ndodhur edhe dje ne stadiumin Ruzhdi Bizhuta. Ne momentin kur lojtaret paten dale nga dhomat e zhveshjes dhe u vune ne rresht ne korridor per te dale ne fushe ambienti ku ata ndodheshin kundermoi nga tymi dhe era e zjarrit. Pas verifikimeve ka rezultuar se tymi i madh dilte nga furra qe punonjesit e stadiumit kishin ndezur per te ngrohur ujin e nxehte me te cilin do te laheshin lojtaret pas perfundimit te ketij takimi. Nje gje e tille duket sa qesharake por edhe rishtuese teksa mendon se infrastruktura e futbollit tone ka mbetur ne disa aspekte ne vitet 80-te. Jane harxhuar para pa hesap per fushat por ambientet ne stadiume dhoma te zhveshjes dushe tualete dhoma e medias e gjyqtareve jane lene pergjithesisht ne meshire te fatit. Nderkohe kujtojme qe stadiumi Ruzhdi Bizhuta konsiderohet si nje impiant i pershtatshem edhe per ndeshje nderkombetare ku ne te nuk kane munguar takime te ekipit tone Shpresa.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›