Kaos te verdheblute perfiton Shkumbini
Keshtu mund te perkufizohet pasditja e djeshme ne Ruzhdi Bizhuta dhe Qemal Stafa. Peqinasit kane siguruar trepikeshin e trete radhazi ndersa verdheblute e Alimehmetit nuk arrijne me te dalin nga kaosi i ketyre javeve mes rezultateve negative dhe denimeve te FIFA-s. Vendos edhe ne kete takim boshnjaku Altin Gerbovic i cili ashtu si ne sfiden ndaj Vllaznise hyri si zevendesues dhe ne minuten e fundit te kohes se rregullt shenoi golin trepikesh. Takimi eshte zhvilluar ne nje ambient festiv ne kushte komode shoqeruar edhe nga nje mot i kthjellet ku temperaturat shenonin rreth 14-15 grade celsius. Ne minuten e 12-te Veliaj i harruar nga mbrojtja vendese do te kalonte ne avantazh Shkumbinin edhe pse Elbasani pati dominuar ne fushe. Gjithsesi verdheblute do te barazonin ne minuten e 37-te me ane te nje penalltie te kthyer ne gol nga Dalipi. Por ne momentin kur skuadrat beheshin gati per te ndare nga nje pike Gerbovic do te sigloje golin e fitores kur luhet minuta e 89-te.
Ndersa ne Tirane bardheblute shpetojne nga dy golat e shpejte te sulmuesit kroat Pero Pejic. Sulmuesi shenoi ne minutat 2 dhe 11 duke bere qe me pas Tirana te mund te luante me qete ndaj adoleshenteve te Edi Martinit. Per kroatin keta ishin golat me numer 4 dhe 5 e qe barazuan ate me Elis Bakajn dhe Nestor Martinenen e Dinamos Amarildo Dimon e Bylisit dhe Daniel Xhafajn e Flamurtarit. Per 24 here kampionet ky ishte
reagimi me i mire pas krizes financiare ne marredheniet midis lojtareve dhe klubit cka perkoi edhe me fitoren e pare te trajnerit Nevil Dede ne tri ndeshjet e para te tij me bardheblute. Kjo ishte fitorja e peste rresht e Tiranes ndaj Teutes duke perfshire edhe ndeshjet e dy edicioneve te fundit. Tirana u ngjit ne kuoten e 12 pikeve po aq sa Teuta. Nderkaq sot luhet ndeshja e fundit e kesaj jave mes Kastriotit dhe Dinamos.
Superiore/ Java 9
Te shtunen
Bylis-Besa 3-1
Guj 1 Dimo 24 F.Xhafaj 32/ Cikalleshi 51 p
Laci-Skenderbeu 0-1
Vishaj 86
Vllaznia-Flamurtari 1-3
Jovanovic 29 p/ Sakaj 39 p Licaj 49 D.Xhafaj 78
Dje
Elbasani-Shkumbini 1-2
E.Dalipi 37 p/ Veliaj 12 Gerbovic 89
Tirana-Teuta 2-0
Pejic 2 11
Sot
Kastrioti-Dinamo 1400
Renditja
Ekipi ND F B H P
1. Skenderbeu 9 6 1 2 19
2. Dinamo 8 6 1 1 19
3. Flamurtari 9 6 1 2 19
4. Shkumbini 9 4 2 3 14
5. Tirana 9 3 3 3 12
6. Teuta 9 3 3 3 12
7. Vllaznia 9 3 2 4 11
8. Laci 9 3 1 5 10 9. Bylis 9 2 1 6 7
10. Besa 9 1 4 4 7
11. Kastrioti 8 1 4 3 7
12. Elbasani 9 2 3 4 6
Shenim Elbasani minus 3 pike ne renditje i denuar nga FIFA per shkak te ceshtjes Darko Peric.
Leonard Karaj