SHBA, programe të reja për të ndihmuar disidentët

"New York Times" ka raportuar sot se SHBA po ndërmerr një nismë të re me qëllim që të t`iu ofrojë disidentëve teknologji që të kenë mundësi t`i shmangen cenzurave qeveritare.
Një nga projektet quhet “interneti në valixhe”, një përpjekje kjo që ka për qëllim të ofrojë hyrje në internet pa kabllo në mënyrë të tillë që të kenë mundësi lëvizjeje.
Departamenti amerikan gjithashtu raportohet se është duke financuar një rrjet të ri të internetit pa kabllo për tu përdorur në shtete si Irani, Siria dhe Libia.
Një projekt tjetër që do të krijonte një rrjet të pavarur të telefonisë celulare e operueshme brenda disa shteteve të huaja, thuhet se gjithashtu është pjesë e përpjekjeve amerikane.