E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Muzeu Kombëtar i Artit Mesjetar në Korçë audio-guidë në gjuhën ukrainase, Begaj: Bashkon popujt përmes vlerave njerëzore

Muzeu Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë mundëson eksplorimin nga afër të kryeveprave me audio-guidë në 4 gjuhë të botës, përfshirë atë ukrainase e cila është vendosur me iniciativën e Zonjës së Parë të Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e Zonjës së Parë të Shqipërisë, Armanda Begaj.

Këtë e bëri të ditur presidenti Bajram Begaj, i cili i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Armanda, vizituan Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në këtë Korçë. .

Përfshirja e gjuhës ukrainase për eksplorimin e këtij muzeu, Begaj e cilësoi si një komunikim të mirë mes popujve përmes vlerave më të larta njerëzore.

“Në vijim të nismës për promovimin e trashëgimisë kulturore shqiptare, së bashku me Armandën vizituam Muzeun Kombëtar të Artit Mesjetar në Korçë.

Rreth 150 kryemjeshtra të artit mesjetar, që nga Onufri tek Konstandin Shpataraku, mund të eksplorohen nga afër, duke dëgjuar për ta edhe përmes një audio-guide në 4 gjuhë, ku veçanti është përfshirja e gjuhës ukrainase. Kjo gjuhë është bërë pjesë e audio-guidës së muzeut, përmes një iniciative të kërkuar nga Zonja e Parë e Ukrainës, Olena Zelenska, me mbështetjen e Armandës, duke konfirmuar një tjetër herë se popujt mund dhe duhet të komunikojnë me njëri-tjetrin përmes vlerave më të larta njerëzore”, shkruan Begaj.

/rtsh.al/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›