E Enjte, 5 Nëntor 2026

Muzeu “Shtëpia me gjethe”, promovon numrin 3 të revistës “Dritëhije”

Muzeu i përgjimeve të sigurimit të shtetit “Shtëpia me gjethe” promovoi numrin e 3-të të revistës shkencore periodike “Dritëhije”. 

Ky numër ka vëzhgime dhe studime nga 7 autorë të njohur që sjellin prurje interesante që lidhen drejtpërsëdrejti me regjimin totalitar, mekanizmat që ai përdorte për të manipuluar masën dhe shumë hollësi që në jetën e përditshme nuk vihen re. 

Studiuesit e rinj sjellin artikuj dhe qasje tepër interesante dhe me vlerë në këtë numër të revistës. 

Një prej këtyre është edhe i riu Olsen Gripshime i cili sjell studimin mbi muzeologjinë shqiptare midis komunizmit dhe tranzicionit. 

Muzeu i përgjimeve të sigurimit të shtetit “Shtëpia me gjethe” po përgatitet së afërmi të organizojë një konferencë shkencore më të madhe për të sjellë për publikun shqiptar fakte, dokumente dhe dëshmi interesante në lidhje me strukturën më famëkeqe torturuese në Shqipëri. 

Sigurimi i shtetit ishte një organizatë kryesisht me njerëz të besuar të regjimit komunist e cila merrej me përndjekje, persekutime dhe tortura ç’njerëzore. 

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›